Telegrafi

“Aq është e lartë klauzola ime sa që askush nuk mund të më largoj nga Real Madridi”

Dani Carvajal ka vazhduar para disa ditësh kontratën me Real Madridin deri në vitin 2022.

Ai u kthye në klub nga Bayer Leverkusen në vitin 2013, duke shkëlqyer.

“Ky klub është pjesë e jetës time dhe një ëndërr e plotësuar për mua. I jam mirënjohës klubit”.

“Është një ditë e madhe për mua, që vazhdoj kontratën me klubin me klubin që e duan, Dua të vazhdoj të fitoj”.

“Klauzola është aq e larta sa që askush nuk mund të më largoj nga klubi, nëse  nuk dua unë që ta largohem”, ka thënë Carvajal.

“Kapiteni ynë është Sergio Ramos dhe bën punë shumë të mirë. Një ditë do të doja të isha sikurse ai”.

Lojtari kishte kontratë deri në vitin 2020 dhe klubi ia vazhdoi edhe për dy vite të tjera edhe me rritje page.

Carvajal karrierën e ka nis në klubin mbretëror dhe është një nga lojtarët më të dashur për tifozët. /Telegrafi/