Telegrafi

Aprovohet nivelizimi i pagave në KEK

“Bordi i KEK-ut aprovoi kërkesën për nivelizimin e pagave të punëtorëve të KEK-ut, pasi është konstatuar disnevilizim dhe disproporcion i pagave në vendet dhe pozitat e njëjta të punës në korporatë”, thuhet në komunikatën e kësaj kompanie.

Tutje në këtë njoftim theksohet se po ashtu bordi ka formuar komisionin për intervistimin e kandidatëve të paraqitur në bazë të konkursit të shpallur për drejtor menaxhues të KEK-ut, i cili komision do ta propozojë kandidatin më të suksesshëm për këtë vend pune;

Po ashtu në mbledhjen e mbajtur janë vazhduar edhe për tre muaj kontratat kompanive të dala nga KEK-u, pasi ka mungesë të një analize të mirëfilltë nga ana e menaxhmentit për të njëjtat kontrata.