Site icon Telegrafi

I aprovohet kërkesa, Haradinaj në tryezën e 3 gushtit për demarkacionin

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj kohë më parë kishte bërë kërkesë te kreu i Kuvendit, Kadri Veseli që të merr pjesë në tryezën e 3 gushtit, ku do të debatohet për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Haradinaj, kundërshtar i madh i marrëveshjes aktuale të shënjimit të kufirit me Malin e Zi, kishte kërkuar të jetë pjesë e tryezës.

Burime të lajmi.net brenda AAK-së thonë se kërkesa e Haradinajt ka hasur në mirëkuptim nga Veseli dhe atij i është kthyer përgjigje pozitive.

Kërkesa e Haradinajt ishte bërë për faktin se ai ka dorëzuar mandatin e deputetit dhe në tryezën e 3 gushtit marrin pjesë deputetët (ata që duan), pastaj anëtarët e komisionit shtetëror për shënjimit e vijës kufitare me Malin e Zi, kundërshtarët e demarkacionit në krye me deputetin Shpejtim Bulliqi dhe ekspertë tjerë të kësaj lëmie të ftuar nga të dyja palët.

Kjo tryezë është thirrur nga deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, kundërshtar i demarkacionit aktual, por që është miratuar nga Kryesia e Kuvendit, meqë më herët ka qenë Kadri Veseli ai që ka propozuar debat një debat të tillë, raporton Lajmi.net.

Exit mobile version