Site icon Telegrafi

Aprovohet kërkesa e Shpend Ahmetit për stadiumin e ri të Hajvalisë

Kryetari i Kryeqytetit nëpërmjet një postimi në Facebook, ka treguar se i është aprovuar kërkesa për financimin e stadiumit të ri të Hajvalisë, i cili sigurisht se ka gëzuar shumë banorët e paralagjes së Prishtinës.

“Sot u njoftova nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal se është aprovuar kërkesa jonë për financimin e stadiumit të ri të Hajvalisë”, ka shkruar ai në profilin e tij. /Telegrafi/ 

Exit mobile version