Telegrafi

Aprovohet instrumenti për detektimin e melanomës

Kjo metodë diagnostiko jo invazive e aprovuar nga Administrata e Barërave dhe Ushqimit (FDA) në SHBA, do t’i ndihmoj mjekët që të vendosin se a ka nevojë për biopsi të lëkurës për ndryshimet në lëkurë në faza të hershme, d.m.th. në fazat kur kanceri është 100% i shërueshëm, kumton Mela Sciences kompani që e ka prodhuar këtë aparaturë.

Melanoma, nëse nuk zihet në fazat më të hershme, është forma më vdekjeprurëse e të gjitha kacereve të lëkurës. Kjo sëmundje është përgjegjëse për 75% të vdekjeve nga kanceri i lëkurës, thotë kompania.

Kompania gjithashtu cek se teknologjia e re mund t’ju rekomandoj mjekëve se a duhet ta bëjnë biopsinë, por nuk është qëllimi i saj që ta konfirmoj diagnozën e melanomës. /Telegrafi/