Barcelona ka mbajtur këtë të hënë një mbledhje në bord, për t’i diskutuar disa çështje.
Sipas diskutimeve të bëra, është arritur edhe të votohet buxheti për edicionin 2020/21.
Klubi Blaugranas e ka pranuar se kanë pasur humbje në këtë vit për 28 milionë euro më pak se edicioni i kaluar.
The Board has approved a 2020/21 budget that presents operating income of 828 million euros (28 million less than the real amount for the previous season) and operating expenses of 796 million (160 less than the real amount for the previous season) pic.twitter.com/aNyoEXoWrR
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 26, 2020
“Bordi ka aprovuar buxhetin për 2020/21 me të ardhura prej 828 milionë euro (28 milionë më pak se vlera aktuale e sezonit paraprak)”.
“Klubi ka operuar shpenzime në 796 milionë (160 më pas se vlera e vërtet paraprake e sezonit)”, thuhet më tej në njoftimin e Barcelonës
Bordi i klubit katalunas ka diskutuar edhe për votën e mosbesimit ndaj Josep Maria Bartomeut që ka kundërshtuar të jap dorëheqje. /Telegrafi/