Site icon Telegrafi

APRM: Tashevska-Remenski të kërkojë falje ose do ta padisim për shpifje dhe ofendim

Agjencioni për punësim i Maqedonisë sot ka reaguar ndaj konferencës së ministres për punë dhe politikë sociale Frosina Tashevska-Remenski duke i vlerësuar pohimet e saja si gënjeshtra dhe shpifje dhe kanë kërkuar që të kërkojë falje, përndryshe do të paditet për shpifje dhe ofendim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ministresha teknike e punës dhe politikës sociale sot mbajti koneferencë e cila tentim për fushatë politike të zezë e cia nuk ka asnjë lidhje me faktet reale. I bëjmë thirrje në afat prej 48 orësh të kërkojë falje publike në të kundërtën do ta paditim sipas ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim”, deklaruan nga agjencioni për punësim./Telegrafi/

Lexo po ashtu Do të paditen Dime Spasov dhe Vllatko Popovski?
Exit mobile version