Telegrafi

AppStore: Mbi 400 mijë aplikacione nuk janë shkarkuar kurrë!

Të paktën, kështu thuhet sipas raportit të firmës së hulumtimeve Adeven, e cila thotë se në këtë dyqan virtual janë më shumë se 1,899 aplikacione të cilat ndriçojnë telefonin mobil, ndërsa drejtori i Adeven thotë se janë vetëm “disa mijëra” aplikacione të cilat shkarkohen zakonisht nga përdoruesit e iPhone.

Kështu, zhvilluesit e vegjël nuk e kanë mundësinë që të promovojnë aplikacionet e tyre. Për shembull, Angry Birds bën shumë para nga aplikacioni mobil, mirëpo të tjerët kanë shumë pak para dhe shumë pak fat me aplikacionet e tyre, pasi që ato nuk e kanë mekanizmin e duhur të kërkimit në App Store.

Për të lehtësuar këtë situatë, Adeven është duke promovuar shërbimin e kompanisë i cili është falas, Apptrace, i cili është në 155 shtete dhe mbështet dyqanin virtual të Apple, App Store. Me këtë shërbim, Adeven mat sa sa peshon një aplikacion në App Store, si dhe mundëson krahasimin e të dhënave në aplikacion kundrejt analizave dhe raporteve për aplikacionin. / Telegrafi /