Telegrafi

Apple zyrtarizon iPad 2

Modeli i ri i tabletit iPad, është 33 për qind më i hollë, krahasuar me modelin e vjetër.

Siç edhe kemi raportuar më herët, iPad 2 karakterizohet me procesor të dyfishtë i cili quhet A5, dhe sipas kompanisë Apple, modeli i ri i tabletit të saj është pesë herë më i shpejtë se sa versioni origjinal i iPad.

Për më tepër, iPad 2 gjithashtu vjen edhe me xhiroskop dhe dy kamera të integruara, ndërsa ky model në treg do të paraqitet me dy ngjyra, të bardhë dhe të zezë, ndërsa që të dyja modelet do të jenë në dispozicion tek operatorët mobil amerikan, AT&T dhe Verizon.

Gjithashtu, për iPad 2 thuhet se posedon edhe grafikë më të shpejtë, ndërsa Apple thotë se shpejtësia e saj është nëntë herë më e madhe se sa në versionin paraprak. / Telegrafi /