Telegrafi

Apple zyrtarizon edhe iPad Mini

iPad Mini posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 7.9 inç dhe rezolucionin prej 2048 x 1536 pikselëve, dhe kjo e bën tabletin 7 inçësh me rezolucionin më të mirë në treg sot.

Modeli i ri i iPad Mini vjen me dizajn të njëjtë sikurse modeli paraprak, ndërsa versioni i ri i tabletit të Apple posedon procesorin A7 dhe M7 motion coprocessor.

iPad Mini i ri vjen me dy kamera, atë të përparmen me FaceTime HD Camera me 1.2 mega-piksel dhe mundësinë e incizimit të videos HD në 720p.

Në pjesën e pasme, iPad Mini me ekranin Retina posedon kamerën me 5 mega-piksel, me të cilën mund të bëhen foto me 5 mega-piksel dhe të incizohen videot në1080p full HD.

iPad Mini do të jetë në dispozicion në ngjyra dhe memorie të ndryshme, të cilat përfshijnë opsionet me 16GB, 32GB, 64GB dhe 128GB. Çmimi i iPad Mini fillon prej 399 deri në 829 dollarë, varësisht prej specifikave dhe zgjedhjes së përdoruesit. / Telegrafi /