Telegrafi

Apple zvogëlon sasinë e prodhimit të iPhone 5C

Bazuar në burimet anonime të WSJ, Apple e ka urdhëruar kompaninë Pegatron Corp që të zvogëlojë sasinë e prodhimit të iPhone 5C për 20 për qind.

Në anën tjetër, edhe furnitori tjetër i Apple, kompania Hon Hai Precision Industry, e cila e monton iPhone 5C është porositur që ta ulë kapacitetin e saj për një të tretën e sasisë.

Raporti i ri i gazetës vjen menjëherë pas një publikimi të faqes kineze Ctechcn, i cili pohoi se Apple e ka kufizuar prodhimin e iPhone 5C për rreth 50 për qind.

Apple kishtë thënë se ka arritur të shesë 9 milionë iPhone 5S dhe 5C në fundjavën e parë pas debutimit të telefonave të rinj në treg, shifër e cila shënon një rekord të ri për kompaninë amerikane.

Megjithatë, Apple nuk e kishte specifikuar se sa njësi të iPhone 5Cs ishin shitur në shifrën prej 9 milionë telefonave të shitur për një fundjavë. / Telegrafi /