Telegrafi

Apple zvogëlon aplikacionet, për të liruar hapësirën e iPhone

Ky tipar quhet App Thinning, dhe vjen si përtrirje me versionin iOS 9.0.2, gjë që bën aplikacionet tuaja më të lehta në hapësirë.
Megjithatë, përditësimi nuk do të ndodh automatikisht, pasi programerët në iOS do të punojnë mekanikisht në zvogëlimin e aplikacioneve, raporton t3.com.

Për më shumë, këta zhvillues të tiparit të ri nga Apple, do t’ua mundësojnë përdoruesve të aplikacioneve të hapin formën e thjeshtë të aplikacionit, duke u mundësuar edhe shkarkimin e elementeve shtesë që i nevojitën një përdoruesi të caktuar.

Ky hap nga Apple mund të shihet edhe si shenjë që Apple ështe duke menduar largimin e versionit 16GB nga linja e produkteve të saj, në një të ardhme të afërt. (Telegrafi)