Telegrafi

Apple zgjedhet “Marka e Vitit”

Gjiganti amerikan i pajisjeve elektronike mundi rivalët e saj direkt, duke përfshirë emrat si Google, Samsung dhe Amazon, ndërsa shpërblimi i saj vlen për tri produkte, përkatësisht kompjuterët e saj MacBook, tabletin iPad dhe iPhone.

Kompjuterët e Apple kanë udhëhequr ndaj prodhuesve tjerë si HP, Dell dhe Sony, ndërsa iPad është vlerësuar më shumë sesa tableti Kindle Fire i Amazon, Google Nexus dhe tabletët e ndryshëm të linjës Samsung Galaxy.

Ndërsa iPhone ishte marka më e vlerësuar e telefonave të mençur mobil, para rivalëve si HTC, Samsung dhe LG. / Telegrafi /