Telegrafi

Apple zëvendëson baterinë me defekt të iPhone 5, falas

Përdoruesit e iPhone 5 të cilët e kishin blerë pajisjen e tyre në rrjetet zyrtare të kompanisë mes shtatorit 2012 dhe janarit 2013, kanë të drejtë që ta zëvendësojnë baterinë e tyre, në shkëmbim të një të tjetre të re, pa asnjë kosto shtesë.

Apple e lëshoi një deklaratë në faqen zyrtare, për ti njoftuar përdoruesit e saj se një "përqindje e vogël e iPhone 5 të mund të jetë lëshuar në treg me bateri që ka aktivitet më të shkurtër, apo që duhet të mbushet më shpesh".

Apple e ka publikuar një listë me numra serik valid në faqen e saj, në mënyrë që përdoruesit të mund ta përcaktojnë nëse telefonat e tyre duhet ta zëvendësojnë baterinë e iPhone 5.

Skema e zëvendësimit të baterisë së iPhone 5 nis në Evropë më 29 gusht dhe në Amerikën e Veriut më 22 gusht. (Telegrafi)