Telegrafi

Apple zë vendin e parë në sektorin e pajisjeve të trupit, prin me Apple Watch dhe AirPods Pro

Shifrat e fundit të IDC për tremujorin e tretë të vitit 2019, kanë zbuluar një numër të përgjithshëm prej 84.5 milionë pajisjeve të trupit, të shitura në total.

Prej tyre, 29.5 milionë, ose 35 përqind, janë bërë nga Apple, që paraqet një rritje prej 195.5 përqind nga viti në vit.

Këto përfshijnë Apple Watch, AirPods dhe Beats.

Apple kapi pozicionin e parë falë popullaritetit në rritje të Apple Watch, AirPods dhe Beats.

Ulja e çmimit në Series 3 Watch si dhe lansimi i AirPods Pro e lë Apple në një pozitë të fortë për të ruajtur dominimin në këtë treg për një afat të shkurtër.

Apple pasohet nga Xiaomi dhe Samsung dhe të dy kompanitë regjistrojnë një rritje të konsiderueshme nga viti në vit, por Huawei është kompania që arriti të dyfishojë rritjen e tyre në treg. /Telegrafi/