Apple ka rënë dakord të bëjë ndryshime modeste për të lehtësuar rregullat e saj në App Store pasi u përball me vërejtje nga rregullatorët në të gjithë botën.
Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Apple do të lejojë kompani të tilla si Spotify (SPOT) dhe Netflix (NFLX) të drejtojnë klientët në faqet e tyre të internetit për të bërë pagesa, duke i lejuar ata të shmangin më lehtë tarifat e vendosura nga App Store.
Ndryshimet, të cilat do të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm, do të bëjnë pak për aplikacionet që ofrojnë blerje brenda aplikacionit për mallra dhe shërbime të tilla si lojërat.
Sidoqoftë, Phil Schiller, një anëtar i Apple që mbikëqyr App Store, mbrojti mënyrën e pagesës së kompanisë, e cila tha se krijon një “përvojë të sigurt për përdoruesit, ndërsa i ndihmon ata të gjejnë dhe përdorin aplikacione të shkëlqyera në pajisjet që duan”.
Koncesioni thuhet të ishte pjesë e një marrëveshjeje me rregullatorin anti-trust të Japonisë me rregullin e ri që përfundoi një hetim pesë-vjeçar.
Gjiganti i teknologjisë mund të ketë hequr dorë nga sfida e autoritetit të tregtisë së drejtë të Japonisë, por përballet me padi ligjore në SHBA, Bashkimin Evropian dhe Indi për tarifat e saj në App Store, për të cilat rregullatorët thonë se rrisin çmimet për klientët dhe krijojnë pengesa për hyrjen për zhvilluesit e aplikacioneve të reja. /Telegrafi/