Telegrafi

Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

A keni luajtur ndonjëherë Phasmophobia, lojën e identifikimit të fantazmave?

Imagjinoni një të tillë të bëhet realitet në shtëpinë tuaj.

Hauntify është një lojë që aktualisht po punohet për kufjet Apple Vision Pro dhe Meta Quest.

Bëhet e ditur se ajo është një lojë me realitet të përzier në vend të VR të plotë, që do të thotë se ju gjithmonë shihni mjedisin tuaj të jetës reale.

Ashtu si lojërat e tjera MR, ai përdor mobiliet dhe muret e mjedisit ku ndodheni për t’ju dhënë një ndjenjë realizmi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kjo do të thotë se mund të shihni një fantazmë teksa zvarritet prapa divanit tuaj.

E gjithë loja është krijuar për të qenë sa më drithëruese.

Sidoqoftë, zhvilluesi ka përfshirë disa veçori sigurie në lojë, vetëm që të mos ndodhin incidente.

Për fillestarët, ka një kufi për lojtarin, në mënyrë që të mos shkoni përreth duke u ‘përplasur në mure të tmerruar’.

Fantazmat gjithashtu bëhen paksa transparente sa herë që jeni duke lëvizur, në mënyrë që të mund të shihni gjithmonë rrethinën.

Hauntify është i disponueshëm në App Store dhe Meta Horizon Store. /Telegrafi/