Apple ka zbuluar dobësi serioze të sigurisë për iPhone, iPad dhe Mac, të cilat potencialisht u mundësojnë hakerëve të marrin kontroll të plotë mbi pajisjet.
Nga Apple thanë se “janë në dijeni mbi një raport se kjo çështje mund të jetë shfrytëzuar në mënyrë aktive”.
Ekspertët e sigurisë kanë këshilluar përdoruesit që menjëherë t’i përditësojnë pajisjet e prekura nga ky problem – iPhone 6s dhe modelet pasuese, iPad-ët e ri, dhe kompjuterët Mac që fuqizohen nga macOS Monterey, transmeton Telegrafi.
Të prekura nga ky sulm janë edhe disa modele të iPod.
Në një përditësim të sigurisë në faqen e saj, Apple tha se një nga të metat e saj nënkuptojnë se një aplikacion qëllimkeq “mundet që të ekzekutojë një kod arbitrar me privilegje të bërthamës”, të cilën Sky News e përshkruan si një qasje të plotë në pajisje.
Apple nuk dha ndonjë informacion shtesë mbi atë se si shumë përdorues u prekën nga kjo dobësi e sigurisë.
Paralajmërimi tek përdoruesit vije para lansimit tradicional në muajin shtator të iPhone-it më të fundit, e që këtë vit pritet që të titullohet iPhone 14. /Telegrafi/