Telegrafi

Apple zbuloi se çfarë shpërblimi morri Tim Cook

CEO i Apple Tim Cook morri gati një milion dollarë në para të gatshme në emër të kompensimeve për vitin 2011, por ai gjithashtu fitoi edhe një milion aksione të kushtëzuara (restricted stocks) të cilat, kur i merr më 2016 dhe 2021, shefi i kompanisë më të madhe të elektronikës konsumuese në botë do të jetë më i pasur për qindra miliona dollarë.

Drejtuesit e kompanisë ia garantuan Cookut një milion aksione të kufizuara (RSU) për të ia dëshmuar besimin që ai gëzon pasi që Steve Jobs ia dha drejtimin e kompanisë në gushtin e vitit të kaluar.

Në bazë të çmimit përfundimtar me 24 korrik 2011 ky shpërblim me aksione – prej të cilave Cook gjysmën do ta marr më 2016 e gjysmën tjetër më 2021 – vlejnë më shumë se 376 milion dollarë, publikuan nga kompania.

Cook për vitin 2011 morri më shumë se 900,000 dollarë pagë, që është dukshëm më shumë se një dollarë (1$) sa e kishte rrogën Steve Jobs i cili ndërroi jetë në tetor të vitit të kaluar. Jobs posedonte 5.5 milion aksione të Apple, u tha në deklaratë.

Apple publikoi se Cook është shpërblyer për shkak se ka mbetur në kompani ku ka arritur rezultate të jashtëzakonshme dhe për shkak se ka udhëhequr me sukës kompaninë në kohërat kur Jobs mungonte për arsye shëndetësore.

“Bordi drejtues e sheh mbetjen e tij në pozitën e drejtorit ekzekutiv si kyç për suksesin e kompanisë dhe ndryshimin e rrjedhshëm të udhëheqësisë. Shpërblimi me aksione të kufizuara është menduar si ruajtje afatgjate e nxitjes”, theksoi Apple në deklaratën e vet për publikun. /Telegrafi/