Telegrafi

Apple Watch tejkalon pritjet e shitjeve!

Sipas një raporti të fundit nga kompania IDC, shitjet e Apple Watch mund të arrijnë në 3.6 milionë njësi në çerekun e dytë të vitit.
Nëse numri është i saktë, Apple do të zinte vendin e dytë për çerekun e dytë, në shitjet e pajisjeve të cilat mund të barten në trup.

Në vend të parë qëndron kompania Fitbit, me gjithsej 4.4 milionë shitje të produkteve të saj.

Në ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Apple ka bërë të ditur së fundmi se shitjet e Apple Watch kanë tejkaluar pritjet e kompanisë si dhe kanë qenë më të larta se iPhone dhe iPad origjinal, në periudhën e njejtë kohore. (Telegrafi)