Site icon Telegrafi

Apple Watch Series 5 me ekran që rri gjithnjë ndezur, opsione lidhur me shëndetin dhe sigurinë

Të gjitha janë befasuar gjatë Apple Event, kur Apple nuk e lansoi Watche Series 4 ashtu si pritej, por Watch Series 5 tërësisht të ri.

Gjëja kryesore, që e bën këtë pajisje të zgjuar më shumë orë se të tjerat, është se e ka ekranin gjithnjë të ndezur dhe e tregon orën dhe disa detaje gjatë tërë kohës, transmeton Telegrafi.

Kjo pa pasur nevojë që shfrytëzuesi ta aktivizojë vet, apo të ngre dorën që të aktivizohet automatikisht. Derisa, thuhet se ky aktivitet nuk do ta shpenzojë baterinë, e cila vazhdon të zgjatë edhe më tutje deri në 18 orë.

Në Apple Watcha Series 5, ka shumë opsione lidhur me shëndetin, duke regjistruar gjatë tërë kohës pulsin, nëpërmjet sensorëve shumë të ndjeshëm, që ofrojnë edhe kardiograme. Më shumë opsione ka për femrat, duke iu mundësuar që të mbahen të dhëna lidhur me ciklin mujor.

Të integruar në Watch Series 5, janë edhe një busull dhe hartat e të gjithë botës, që japin opsione, kudo që ndodhet mbajtësi i kësaj ore të zgjuar. Për versionet që mund të bëjnë thirrje, më këtë orë mund të bëhet thirrje emergjente edhe në zonat më të largëta.

Derisa modeli bazë kushton 360 euro, për Apple Watch Series 5 me mundësi të kryejë thirrje duhet të paguhen 450 euro. Bëhet e ditur se deri më 20 shtator, bashkë me këtë telefon të ri, vjen edhe Watch 3 me çmim prej 179 euro, shumë më lirë se më herët, derisa vazhdon të jetë një orë mjaft e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version