Site icon Telegrafi

Apple Watch i ri mund të lansohet vitin që vjen, me opsionin për përmirësimin e gjumit (Foto)

Prodhuesi i Apple Watch, në versionin e ri do të ofrojë edhe opsionin, që e përmirëson gjumin e përdoruesit, pasi të ketë kontrolluar aktivitetin e tij ditor.

Burime pranë krijuesit të iPhone, raportojnë për Bloomberg se në këtë orë të zgjuar, do të integrohet edhe sistemi që po testohet në bazën në Kaliforni të shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Ky pretendim vjen, pasi Apple bëri të ditur se gjenerata pestë e kësaj pajisjeje, do të jetë e dedikuar për ushtrime dhe jetë të shëndetshme.

Deri më tani, Apple i ka ofruar nëpërmjet ueb-faqes shërbimet e përcjelljes së gjumit, AutoSleep dhe Sleep+ që nuk kishin edhe aq efekte në jetën e përditshme të përdoruesit.

Ekspertët pretendojnë se në Apple Watch të ri, është punuar shumë në baterinë, sepse ky opsion që përcjell gjumin merr energji të konsiderueshme, megjithëse nuk është në përdorim. /Telegrafi/

Exit mobile version