Site icon Telegrafi

Apple Watch Pro pritet të prezantohet në ngjarjen e 7 shtatorit

Siç e dini shumica prej juve, Apple do të prezantojë gjeneratën e re të iPhonë-ve gjatë ngjarjes së 7 shtatorit, por krahas telefonave, disa analistë të industrisë besojnë se gjatë ngjarjes do të prezantohet edhe një orë e mençur.

Kjo orë e re do të jetë pak më e ndryshme se modeli standard i Apple Watch – do të jetë model më premium, me një dizajn më ndryshe dhe me një ekran dukshëm më të madh.

GSM Arena raporton se sipas të gjitha gjasave do të quhet Apple Watch Pro dhe sipas disa analizave të zinxhirit furnizues, do të ketë një ekran të sheshtë me lakime delikate në skajet e saj, e i cili nga ana tjetër mund të jetë gjithashtu i sheshtë, transmeton Telegrafi.

Nëse është e vërtet, atëherë Watch Pro do të përputhet me trendin aktual të dizajnit të iPhone me anësore të sheshta.

Mbështjellësja do të jetë me 47mm, e cila do të ketë ekran me 1.99 inç, i cili pra është dukshëm më i madh se ekrani i Watch Series 7 i cili është me madhësi prej 1.77 inç.

Siç duket, gjatë javës së ardhshme do të dimë më shumë informata rreth orës, por për tani, Apple nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij produkti të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version