Telegrafi

Apple Watch më 26 qershor debuton edhe në Evropë!

Kompania amerikane ka njoftuar se ora e tyre më 26 qershor do të debutojë edhe në Itali, Spanjë, Meksikë, Kore të Jugut, Singapor, Zvicërr dhe Tajvan.

Apple gjithashtu njoftoi se Watch do të jetë nëpër dyqanet e shitjes me pakicë më vonë këtë muaj, edhe pse vetëm disa modele të pajisjes do të jetë në dispozicion në Apple Store. (Telegrafi)