Site icon Telegrafi

Apple Watch jo vetëm që gjurmon rrahjet e zemrës së njeriut, por edhe ato të luanit

Veterinerët në Australi po krijojnë një qasje të re për monitorimin e shëndetit të kafshëve të egra duke përdorur Apple Watches.

Dr. Chloe Buiting, një veterinere e kafshëve të egra, ndau një video në Instagram ku shfaqet kjo teknikë novatore.

Videoja tregon një luan me një Apple Watch të vendosur në mënyrë strategjike në gjuhën e tij, përcjell Telegrafi.

Ky përdorim, siç e përshkruan Dr. Buiting, nxjerr në pah potencialin e jashtëzakonshëm të teknologjisë në ruajtjen e kafshëve.

“Apple Watch mund të masë rrahjet e zemrës së një luani nëse e lidh atë në gjuhë”, thotë veterinerja.

Bëhet e ditur se kjo metodë ofron një zgjidhje të sigurt dhe efektive për sfidën e monitorimit të kafshëve të mëdha e të egra.

Kjo risi siguron gjurmim efikas të shenjave të kafshës, duke kontribuar përfundimisht në përmirësimin e kujdesit ndaj tyre.

Ndryshe, Apple thotë se sensori mund të trajtojë një gamë të gjerë (30-210 rrahje në minutë). /Telegrafi/

Exit mobile version