Telegrafi

Apple Watch 2 dhe iPhone 6c vijnë në mars?

Tashmë është dëgjuar se iPhone 6c do të vijë me madhësinë e ekranit prej 4” për dallim nga iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus, të cilët kanë ekrane më të mëdha por edhe kushtojnë më shtrenjtë.

Sa i përket Apple Watch 2, ende nuk ka detaje të mjaftueshme për momentin, por ajo që po thuhet është se Apple është duke punuar në përmirësimin e kamerës, rrjetit dhe përcjellësit të gjumit dhe teknologjive tjera me sensorë.

Disa madje kanë thënë se në modelin e ri të orës së Apple do të jetë edhe shërbimi Facetime.

Megjithatë ende nuk ka asnjë detaj publik nga Apple lidhur me këto pohime. (Telegrafi)