Telegrafi

Apple vs. Samsung: Gjykata urdhëron rigjykim, shkurton dënimin e Samsung për 450 milionë dollarë

Në gjykimin historik të vitit të kaluar mes rivalëve Apple dhe Samsung, kompania e kishte fituar rastin dhe një shumë masive prej 1,05 miliardë dollarësh, ndërsa tani gjykata ka zbritur shumën e dënmit për 450.5 milionë dollarë duke bërë thirrje për një gjykim të ri për dëmet dhe rillogaritjen e tyre.

Gjyqtarja amerikane Lucy Koh ka pohuar pjesën e mbetur të çmimit, në shumën prej 598.9 milionë dollarëve, duke mohuar kërkesën e Apple për rritje të vlerës së dëmeve të shkaktuara nga Samsung.

Raporti i gjykatës gjithashtu vuri në dukje se llogaritja fillestare për çmimin e dënimit që shkonte në 1.05 miliardë dollarë ishte rezultat i "një teorie të palejueshme ligjore.". / Telegrafi /