Telegrafi

Apple vs. Samsung, beteja për tregun 219 miliardë dollarësh

Vendimi i marrë nga gjykatësja e qarkut në San Jose, Lucy Koh, vjen si vazhdimësi e vendimit të mëhershëm për ndalimin e tabletit Samsung Galaxy Tab 10.1 për shitje, pas thyerjes së patentave dhe markave të regjistruara për telefona dhe tablet, siç thoshte vendimi i gjykatës.

Dy nga prodhuesit më të mëdhenj të telefonave të avancuar si iPhone 4S apo Galaxy SIII vazhdimisht kanë akuzuar nëjri-tjetrin për kopjimin e dizajnit të pajisjeve mobile, dhe këtë betejë ata tashmë e kanë zgjeruar në katër kontinente të ndryshme të botës, për të dominuar në tregun prej 219 miliardë dollarëve.

Pas refuzimit të vazhdueshëm të ankesave të Apple, gjykata tani ka vendosur të bllokojë shitjen e telefonit të Samsung dhe Google, përkatësisht modelin Galaxy Nexus. / Telegrafi /