Telegrafi

Apple vonon lansimin e modelit të ri të iPhone!

Apple e ka ndryshuar datën e konferencës së saj për shtyp ku pritet lansimi i modelit të ardhshëm të iPhone për 21 mars, nga data fillestare e cila thuhej se ishte 15 mars, raportojnë mediat e shumta amerikane.

Apple nuk e ka konfirmuar datën, por thuhet se ajo është duke menduar për disa kohë për të lansuar një pajisje të re mobile muajin e ardhshëm, duke përfshirë edhe iPhone më të vogël, më të lirë, të quajtur iPhone SE, të cilit do t’i bashkohet edhe iPad Air 3.

Ishte e paqartë se pse data e lansimit të iPhone SE u shty për një javë. Më 22 mars, Apple pritet të jetë në gjykatë, në rastin e saj kundër FBI-së e cila i ka kërkuar kompanisë të sigurojë qasje në një iPhone të mbyllur në një hetim të terrorizmit.