Telegrafi

Apple vazhdon dominimin në tregun e tabletave

Në tre muajt e fundit të vitit 2010, Apple përmes iPad ka siguruar 73% të tregut, ndërsa konkurrenti kryesor ka qenë Galaxy Tab i Samsung, i cili ka siguruar 17% të tregut gjatë kësaj periudhe.

Sipas të dhënave të IDC, në tërësi vitin e kaluar janë shpërndarë 18 milionë tableta, ndërsa pjesëmarrja e Apple në tregun tabletave gjatë gjithë vitit ka qenë 83% (gjegjësisht 14.9 milionë tableta të shpërndara).

Gjatë këtij viti, IDC parashikon vazhdim të rritjes së shpejtë në tregun tabletave, që sipas përqindjeve të tyre duhet të ngritet në 50 milionë njësi të shitura.

Ndërkohë, edhe pse do të paraqiten një numër më i madh produktesh, duke përfshirë Xoom të Motorolas dhe BlackBerry PlayBook të RIM, suksesi i Apple nuk do të rrezikohet, ndërsa sipas llogaritjeve të IDC, në tregun e përgjithshëm të tabletave, Apple do të sigurojë 70-80% të tregut. /Telegrafi/