Telegrafi

Apple udhëheq te kompjuterët “all-in-one”

Posedimi i Apple në dërgesat globale të kompjuterëve “të gjitha në një vend”, që më së shpeshti përkufizohen si sistemet të cilët kanë të gjithë komponentët e kompjuterit të integruar brenda shtëpizës së monitorit, ishte 32.9%. Në vendin e dytë ishe Lenovo me posedim prej 22.7%, e pasohen nga HP i cili bëri për vete 21.4% të tregut. Prodhuesit e tjerë, duke përfshirë NEC, Sony dhe Fujitsu, kanë bërë për vete vetëm 2% të tregut.

Sipas vlerësimeve të analistëve të NPD-së, Lenovo në të ardhmen mund të ndodhë të tejkaloj Apple dhe të bëhet prodhuesi udhëheqës i kompjuterëve “all-in-one”. Në të vërtetë, derisa Apple ka përqendruar afarizmin e tij me kompjuterë në modelet portative, Lenovo po shënon rritje të kërkesës në tregun e vet amë të Kinës.

Për tërë vitin e kaluar NPD vlerëson se shitja e kompjuterëve “të gjitha në një vend” do të kap shifrën prej 14.5 milion copë, që është rritje prej 39% në krahasim me vitin 2010. Pritet që deri më 2014 numri i copëve të shitur të rritet në 22.3 milion copë. /Telegrafi/