Telegrafi

Apple TV vjen bashkë me iPhone 6s?

Apple TV pritet të përmbaj dizajn të ri, procesorin A8 dhe Touchpad për navigim.

Sipas Tech Crunch, telekomanduesi i Apple TV të ri do të ketë sensor të lëvizjes, që do të thotë së do të mund të përdorej ngjashëm më kontrollerin e Nintendo Wii.

Prej detajeve tjera të reja pritet të jetë edhe mundësia e përfshirjes së HomeKit si tipar i ri në Apple TV.

Në ditët në vijim mund të zbulohet edhe me cilat kompani do të bashkëpunojë Apple për të sjell kanalet televizive në shërbim të produktit. (Telegrafi)