Telegrafi

Apple TV në tri madhësi

Sipas pohimeve në përgatitje janë tri modele, prej të cilëve dy kanë diagonalen prej 32 dhe 55 inç derisa pajisja e tretë me madhësi do të duhej të jetë diku në mes të këtyre dyve.

Informatat jozyrtare flasin për implementimin e sistemit Siri për kontrollimin e televizorit me zë, e pajisjet do të duhej të punojnë me procesorin A6 të Apple, i cili pritet të debutoj në gjeneratën e tretë të tabletit iPad. Në zhvillimin e televizorëve me Apple po bashkëpunon edhe një kompani e madhe Japoneze derisa produkti final do ti konkurroj zgjidhjeve Smart TV nga Samsung, LG dhe prodhuesit tjerë, thonë burimet. /Telegrafi/