Telegrafi

Apple TV në iMac?

Sipas pohimeve gjenerata e iMacëve, e cila pritet të arrij gjatë gjysmës së dytë të vitit 2012, do të ketë të integruar disa mundësi të pajisjeve Apple TV. Në të vërtetë, vlerësohet se Apple mund të ndodhë të filloj me ato që i ka, dhe pastaj të zgjeroj ofertën e vet televizive në ekranet me diagonale prej 21 ose më shumë inç.

Analistët të cilët i citon BGR nuk e kanë përmendur teknologjinë e Apple për kontrollim me zë Siri për të cilën besohet se aplikimin do ta gjej edhe në televizorët e Apple. /Telegrafi/