Telegrafi

Apple TV 3 lansohet sot?

Sipas “9 to 5 Mac”, Apple TV do të kushtojë njësoj sikurse versioni paraprak i këtij shërbimi, ndërsa lansimi i shërbimit do të fillojë të shitet sot gjatë ditës në tregje të caktuara.

Ende nuk janë dhënë detaje për specifikat e platformës së re televizive të kompanisë Apple, mirëpo ajo që mund të pritet është procesori më i shpejtë, si dhe rezolucioni në formatin Full HD me 1080p.

Me siguri se më shumë detaje për Apple TV 3 do të jepen gjatë lansimit  zyrtar të iPad 3, ose iPad HD, siç po thuhet se do të quhet tableti i ri i Apple. / Telegrafi /