Sipas këtij hulumtimi, thuhet se Apple është prodhuesi më i mirë me 28 për qind të tregut amerikan të telefonave mobil, me produktin e saj unik, iPhone.
E dyta në radhitje, sipas Nielsen, është kompania HTC me 14 për qind të tregut, e cila modelet e saj të telefonave në të shumtën e rasteve, i bazon në Android.
Në vendin e tretë gjendet prodhuesi amerikan, Motorola, i cili mban 11 për qind të tregut, për sa i përket prodhimit të telefonave të mençur mobil.
Mirëpo, kompania e Steve Jobs, Apple, nuk ka arritur ta tejkalojë gjigantin e internetit, kompaninë Google për sa i përket sistemit operativ për telefonat mobil, platformën Android.
Platforma mobile e Google, Android, tashmë ka marrë 39 për qind të tregut, me sistemin e saj operativ, i cili sot është shumë popullor në mesin e prodhuesve botëror si HTC, LG, Motorola, Samsung, etj.
Nëse një analizë e tillë do të bëhej edhe tek përdoruesit shqiptar të telefonave të mençur mobil, sipas jush, kush do të ishte prodhuesi kryesor, dhe cili do të ishte sistemi operativ më i përdorur? / Telegrafi /