Telegrafi

Apple thotë se Aktivitetet e Drejtpërdrejta në “Lock Screen” mund të vijnë me lansimin e iOS 16.1

Apple e ka konfirmuar se funksioni “Live Activities Lock Screen” do të jetë i disponueshëm kur të lansohet iOS 16.1.

Apple ndau informacionin me zhvilluesit dhe tha se “API ActivityKit” është i disponueshëm në mënyrë që zhvilluesit të mund të fillojnë “Live Activities” (Aktivitete të Drejtpërdrejta) në aplikacionet e tyre, transmeton Telegrafi.

Aktivitetet e Drejtpërdrejta janë njoftime ndërvepruese që qëndrojnë të përditësuara, duke ju lejuar të mbani një sy në gjërat që ndodhin në kohën reale edhe kur ekrani është i fikur në telefonin tuaj (Lock Screen).

Përshembull nëse jeni duke ndjekur një lojë sportive, ju mund ta shihni rezultatin e përditësuar në ekranin tuaj në ekranin tuaj (Lock Screen), ose nëse jeni duke pritur për një udhëtim me Uber, mund të shikoni nëse shoferi i juaj është diku afër. /Telegrafi/