Telegrafi

Apple tejkalon kompaninë Saudi Aramco për t’u bërë ndërmarrja më e vlefshme në botë

Apple tani është korporata më e vlefshme në botë.

Apple shënoi shifra çuditërisht pozitive në tremujorin e dytë të vitit, megjithë krizën e coronavirusit.

Apple është tani kompania më e vlefshme në tregtinë botërore, duke kaluar kompaninë shtetërore të naftës në Arabinë Saudite ‘Saudi Aramco’, shkruan The Verge.

Apple tani vlerësohet në treg prej 1.84 trilion dollarësh, ndërsa Saudi Aramco vlerësohet me 1.76 trilion dollarë, sipas CNBC.

Shitjet e forta në Mac dhe iPad ishin të spikatura, dhe kompania ka të ngjarë të shohë kërkesë të shtuar për pajisjet edhe në të ardhmen.

Në veçanti, shitjet e Macs u rritën ndjeshëm, por edhe iPads dhe Apple Watch shënuan rritje të lehta. /Telegrafi/