Telegrafi

Apple do të zëvendësojë bateritë e MacBook Pro 2016 dhe 2017

Apple sapo lëshoi përditësimin më të ri të softuerit të saj macOS Big Sur 11.2.1, dhe ky përditësim rregullon një numër të metash, duke përfshirë edhe përëmirësimin për disa modele të MacBook Pro 2016 dhe 2017 të cilët nuk mbushen mirë me bateri.

Apple ka lëshuar një dokument mbështetës në lidhje me këtë çështje dhe nëse dikush ka një nga këto modeledhe përditësimi më i ri nuk e rregullon problemin, atëherë Apple do të zëvendësojë baterinë.

Disa pronarë të modeleve MacBook Pro 2016 dhe 2017 kanë pasur një problem kur pajisja e tyre nuk do të mbushej me mbi 1%. Kjo do të tregojë gjendjen e shëndetit të baterisë dhe Apple është zotuar se do të zëvendësojë baterinë për secilin model që e ka një problem të tillë.