Site icon Telegrafi

Apple do të prodhoj MacBook Pro-në e ri në Kinë dhe jo SHBA

Apple ka prodhuar Mac Pro në një fabrikë në Austin, Teksas, që nga 2013. Megjithatë, duket se kompania po zhvendos prodhimin në Kinë për modelin e ri të Mac Pro, që u zbulua kohët e fundit. 

Kjo nuk do të habitë askënd, duke qenë se pjesa më e madhe e pajisjeve të Apple prodhohen në Kinë.

Wall Street Journal raporton se Apple do të prodhojë Mac Pro të ri në Kinë dhe jo Shtetet e Bashkuara. 

Vendimi do të rrisë disa zëra, meqë tarifa amerikane prej 25 për qind ndaj importeve nga Kina vazhdon të mbetet në fuqi ende. 

Apple gjithashtu rrezikon të kritikohet nga presidenti Donald Trump për këtë veprim, që tashmë ka kritikuar kompaninë për mos prodhimet e saj në Shtetet e Bashkuara. 

Kompania deklaroi se Mac Pro i ri do të ketë disa komponentë që do të bëhen në Shtetet e Bashkuara. “Prodhimi përfundimtar është vetëm një pjesë e procesit të prodhimit”, tha një zëdhënës i Apple. /Telegrafi/

Exit mobile version