Në një raport të ri nga Bloomberg, thuhet se Apple me të vërtetë do të organizoj një ngjarje këtë vit, por kësaj radhe kjo mund të jetë një ngjarje paksa e ndryshme, pasi do të jetë mjaft e mbushur me persona të famshëm.
Sipas raportit, Apple do të organizojë një ngjarje më 25 mars, ku mund të shohim elitat e Hollivudit si Jennifer Aniston, Reese Witherspoon, Jennifer Garner dhe regjisorin JJ Abrams.
Me sa duket, kjo ngjarje do të jetë vendi ku Apple do të nisë zyrtarisht shërbimin e tyre për video dhe abonimin e lajmeve.
Nuk ka detaje nëse ngjarja mund të shohë freskimin e modelit iMac të Apple, ose nëse Apple do të njoftojë produkte të reja si AirPod e dytë ose AirPower. /Telegrafi/