Telegrafi

Apple të ofrojë HDTV?

Mirëpo, tani është duke qarkulluar lajmi i cili thotë se Apple është duke u bërë gati ta ofrojë edhe teknologjinë High Definition në kuadër të Apple TV.

Nga thashethemet e fundit, thuhet se Apple HDTV do të lansohet në fillim të vitit 2012, ndërsa lajmet vijnë nga burime jo pak të besueshme, përkatësisht nga kompani në Luginën e Silikonit, të cilat i ka cituar edhe faqja CNET.

Gjenerata e parë e Apple TV është bërë mjaft e famshme, dhe e kërkuar në treg, ndërsa freskimi i këtij shërbimi me teknologji të reja, nuk do të ishte një lëvizje e keqe. / Telegrafi /