Apple do të ndryshojë madhësinë e ekraneve të iPhone më 2020, duke ofruar modele më të vogla dhe më të mëdha se që janë aktualisht.
Apple do të lançojë një iPhone 5.4-inç, një tjetër me 6.1-inç si dhe me ekran 6.7-inç.
Linja e 2019-ës së iPhone përbëhej nga modelet 6.1-inç iPhone 11, 5.8-inç iPhone 11 Pro dhe 6.5-inç iPhone 11 Pro Max.
Apple gjithashtu do të përdorë ekranet e Samsung për modelet 5.4-inç dhe 6.7-inç OLED.
LG do t’i japë ekranin OLED për modelin 6.1-inç. Duke lënë të kuptohet se Apple mund të sjellë një model 5G, ETNews tha se më shumë se katër iPhone mund të prezantohen. /Telegrafi/