Telegrafi

Apple të lansojë edhe Mac Mini

Apple thuhet se do ta mbajë një ngjarje mediale në muajin tetor, në të cilën ata do ta zbulojnë tabletin e ri, iPad Air 2 dhe iPad Mini 3 me Retina Display.

Në korrik të këtij viti, referencat e para për Mac Mini ishin paraqitur në faqen e Apple, ndërsa tani thuhet se Mac Mini është bërë gati për lansim.

Edhe pse ende nuk ka karakteristika për Mac Mini, pritjet janë që i njëjti të vijë me procesorin e Intel Core, dhe grafika të përmirësuara për dallim nga modeli i kaluar.

Ende nuk dihet nëse versioni i ri 2014 Mac Mini do të sjell dizajn të ri, apo nëse Apple do të vazhdojë të përdor dizajnin aktual edhe në modelin e saj të ri të pajisjes.

Në ngjarjen e saj mediale, Apple pritet ta lëshojë edhe Apple TV, me aplikacionet që mundësojnë edhe automatizimin e shtëpisë. (Telegrafi)