Si pasojë e përhapjes së coronavirusit të Kinë, që është duke ndikuar negativisht në shumë ekonomi botërore, ka bërë që Apple të mos i arrijë as për së afërmi shënjestrat e shitjeve për tremujorin e parë të vitit.
Në një deklaratë për mediet, Apple ka thënë se me gjithë përhapjen e sëmundjes që tani njihet si COVID-19, nuk do të kishte probleme në prodhim dhe shpërndarjen e iPhonëve të rinj, gjë që nuk do të ndikonte në të ardhurat, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, gjithçka ndryshojë pas Vitit të Ri Kinez, kur sëmundja u përhap në masë të madhe, ndërsa në përpjekje që të parandalohet, janë ndërmarrë masa rigoroze.
Ndalimi i transportit, punëtorive, kompanive furnizuese, si dhe ndalesave tjera, e ka shkaktuar bllokimin e zinxhirit të prodhimit të iPhonëve.
“Puna ka filluar të rifillojë në të gjithë vendin, por ne po përjetojmë një kthim më të ngadaltë në kushte normale nga sa kishim parashikuar”, thuhet në deklaratë, ku nuk jepen hollësi shtesë.
Për pasojë, Apple do ta kufizojë shpërndarjen e iPhonëve të rinj në tregjet botërore, duke bërë që të ardhura që kishte si shënjestër për këtë tre mujorit, të mos i arrijë as për së afërmi.
Megjithatë, Apple i ka siguruar klientët dhe investitorët, se do të bëjë përpjekjet e shtuara, që në punëtoritë në Kinë, si fillojë prodhimi dhe shitja e iPhonëve t’i kthehet normalitetit. /Telegrafi/