Hapja e iPhonit nëpërmjet skanimit të fytyrës, është e pamundur kur përdoruesi është duke bartur maskë në fytyrë.
Mirëpo, Apple është duke punuar, që ta lehtësojë procesin e hapjes së smartfonit, kur nuk mund të hapet në këtë formë, transmeton Telegrafi.
Në version beta të iOS 13.5, është krijuar mundësia e re, që e ofron menjëherë mundësinë që të shkruhet menjëherë fjalëkalimi, kur skanimi i fytyrës është i pamundur shkaku i maskës.
Për momentin, kur përdoruesi duhet mbajtur Face ID, derisa të bëhet skanimi dhe më në fund ofrohet mundësia për ta shkruar fjalëkalimit, pas një kohe që hapja nëpërmjet skanimit të fytyrës është bërë e pamundur.
Me përditësimin e ri, shmanget kjo pritje dhe ofrohet menjëherë mundësia, që të shkruhet fjalëkalimi dhe të hapet iPhoni. /Telegrafi/
As pointed out by @Sonikku_a2, if you’re wearing a mask, iOS 13.5 goes straight to the passcode screen if you try to unlock with Face ID (keypad not shown because iOS hides it in screen recordings) pic.twitter.com/bQCzu5u20p
— Guilherme Rambo (@_inside) April 29, 2020