Apple nuk do t’u ofrojë më ndihmë klientëve të produkteve të saj përmes llogarisë Twitter Support në rrjetin social X.
Kur përpiqeni të dërgoni një mesazh në llogarinë e Apple Support, llogaria do t’ju udhëzojë të vizitoni faqen e mbështetjes së përgjithshme në faqen e internetit të Apple, transmeton Telegrafi.
Llogaria do të përgjigjet në mënyrë automatike për çdo mesazh që i dërgoni.
“Për të kërkuar ndihmë për një shërbim apo pajisje Apple, ndiqni këtë link dhe ne do të gjejmë opsionin më të mirë shërbimi për ju”, thuhet në mesazhin e Apple.
Ndryshimi do të thotë gjithashtu se Apple Support nuk do të ofrojë më asistencë individuale për klientët që etiketojnë kompaninë në postime. /Telegrafi/