Telegrafi

Apple, Steve Jobs lë drejtimin e kompanisë

Administratori i kompanisë informatike, Steve Jobs do të lërë drejtimin të paktën deri në qershor për motive shëndetësore.

Ai do të zëvendësohet nga drejtori i përgjithshëm Tim Cook.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jobs nëpërmjet një e-maili për vartësit e tij. Jobs thotë se bëhët fjalë për një çekuilibrim hormonal, por gjendja e tij mendohet të jetë më e rëndë.

Pesë vjet më parë ai ishte operuar nga një kancer në pankreas.