Telegrafi

Apple shitje rekorde të iPhone 6 dhe 6 Plus, në tërë botën

Për tre muaj e kaluar deri në tetor, pjesëmarrja e Apple në shitjet e telefonave të mençur në Evropë u rrit nga 5,7 pikë të përqindjes nga një vit më parë në 20.7 për qind, thuhet në studimin e tregut të bërë nga Kantar Worldpanel Comtech.

Kjo shifër është e rëndësishme duke pasur parasysh se telefonat e rinj të Apple nuk debutuan deri më 19 shtator të këtij viti, veçanërisht në SHBA, Australi, Kanada, Francë, Gjermani, Hong Kong, Japoni, Porto Riko, Singapor dhe Mbretëri të Bashkuar.
"Në ekonomitë e mëdha evropiane, SHBA dhe Australi, shitjet e Apple janë rritur," tha drejtori i Kantar. "Ky sukses është veçanërisht i dukshëm në Britaninë e Madhe ku Apple tani ka pjesën më të lartë të shitjeve ndonjëherë, me 39,5 për qind" – një rritje me më shumë se 10 për qind nga një vit më parë.

"Shumica e këtyre shitjeve u krijuan nga përdoruesit besnikë të Apple," tha Sunnebo nga Kantar. "Rreth 86 për qind e blerësve britanik kaluan në modelet e reja të iPhone, ndërsa vetëm 5 për qind e tyre kanë kaluar në Apple nga Samsung." Në Mbretërinë e Bashkuar, iPhone 6 është shitur më shumë sesa iPhone 6 Plus. (Telegrafi)