Telegrafi

Apple shiti më shumë tablet se HP kompjuterë!

Kjo është hera e parë që Apple tejkaloi HP-në me kompjuterë të shitur dhe me të hyra, me cilën gjë u bë prodhuesi udhëheqës i kompjuterëve (natyrisht nëse tabletët i konsiderojmë kompjuter). Apple njëkohësisht shiti edhe 5.2 milion Mac, pra krejtësisht ka shitur 20 milion pajisje “kompjuterike”.

Apple nuk frikësohet nga tabletët e lirë siç është Kindle Fire – ata thonë se kundër konkurrentëve të këtillë do të luftojnë duke sjellë vazhdimisht risi të ndryshme në iPad. /Telegrafi/